Rënia e të ardhurave, ekspertët: Shkaku duhet kërkuar tek keqmenaxhimi

Shqipëria

Rënia e të ardhurave, ekspertët: Shkaku duhet kërkuar tek keqmenaxhimi

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:24

Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga administrata.Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se faktor ka qenë gjithashtu edhe plani ambicioz i Ministrisë së Financave.Olti Rrumbullaku sugjeron marrjen e masave me qellim permirësimin e situates.

Rënia e të ardhurave në buxhet per eskpertet është produkt i keqmenaxhimit të administratës dhe planit ambicioz të qeverisë.

Eksperti, Olti Rrumbullaku, shpjegon se shpesh kur arrihen rezultatet e një viti më parë administrata neglizhon, duke pranuar edhe rryshfete. Ai apelon per nderhyrje, kryesisht tek sektori i tatimeve.

Olti Rrumbullaku: “Në momentin që administrata fiskale i afrohet rezultateve të vjetra që për to mund të quhen dhe rezultatet të mjaftueshme por jo për buxhetin, fillon dhe neglizhenca, bërja e favoreve, mospagimi i disa bizneseve që janë më afër me admistratën. Ndoshta shumë gjoba mund të kthehen në ryshfete dhe jo të arkëtura nga shteti”.

Sipas Rrumbullakut kjo situatë jo e mire e financave te shtetit do te pasohet me rishikim të buxhetit dhe ulje të pritshmërive për rritjen ekonomike.

Rrumbullaku: “Kanë hapësirë që të ketë mosrealizime edhe më të mëdha. Patjetër besoj nga shtatori do dëgjojmë diçka për këtë punë” .

Treguesit fiskal të Ministrisë së Financave tregojnë se për gjysmën e parë të këtij viti pati një mosrealizim të të ardhurave me rreth 4.5%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat