Erion Veliaj nis spastrimin e “projekteve” të Lulzim Bashës

Shqipëria

Erion Veliaj nis spastrimin e “projekteve” të Lulzim Bashës

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:52

Pas disa nismave shpresëdhënëse lidhur me pastrimin e Tiranës Erion Veliaj ka nisur edhe të largojë “projektet” e Lulzim Bashës.

Në fakt bëhet fjalë për një tabelë të vendosur të Stacioni i Trenit ku shihet një bulevard ëndrrash me mbishkrimin “Bllokuar nga Edi Rama”.

Kjo tabelë ishte vendosur nga ish-kryebashkiaku Basha i cili fajësonte kryeministrin për bllokimin e projekteve të tij në Bashki.

Por Veliaj e ka larguar këtë tabelë sot duke e cilësuar si një fyerje për qytetarët e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat