Kufizime me ujë deri më 5 gusht në Tiranë

Shqipëria

Kufizime me ujë deri më 5 gusht në Tiranë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:26

Disa zona të kryeqytetit do të përballen me kufizime të ujit të pijshëm deri më datë 5 gusht. Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë njoftuan për disa kufizime të furnizimit me ujë në një pjesë të kryeqytetit gjatë këtyre 3 ditëve.

Zona e “Unazës së Re” (Rr. Teodor Keko), Yzberisht, si dhe rruga “3 Dëshmorët” në Yzberisht, do të kenë kufizim të ujit të pijshëm deri në datën 5 gusht, nga ora 08:00-18:00.

“Për shkak të disa remonteve që po bëhen nga OST, ka dalë jashtë pune stacioni i pompimit Bërxullë. Ndërprerja e energjisë për këtë stacion pompimi do të bëhet në datat 3, 4 dhe 5 gusht, nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Situata do të stabilizohet pas rikthimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e OST-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat