Vijon aksioni i IKMT, 70 familje rome te “Pallati me Shigjeta” rrezikojnë shtëpitë

Shqipëria

Vijon aksioni i IKMT, 70 familje rome te “Pallati me Shigjeta” rrezikojnë shtëpitë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:06

Vijon aksioni për shembjen e banesave të cilat do t’i hapin rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Aksioni i IKMT-së gjatë së hënës u përqëndrua në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Janë rreth 70 familje të komunitetit rom të cilët rrezikojnë të mbeten pa shtëpi, ndërkohë që ata theksojnë se zotërojnë të gjitha dokumentat që i njeh ata si pronarë të ligjshëm.

Banorja: “ Shiko jam me tapi, në rregull. Dhe ata ma prishën dhe nuk më japin asnjë lek”.

Banorja: “ Do prishen shpiat, të marrim rrugët. Po ne nuk jemi njerëz? Ai ka shtëpi atje, po s’mendon për nënë e vet dhe mendon për popullin ai”.

Banori: “ Prishin pronën dhe na ndjekin me zor, të gjithë dokumentat anë të sakta”.

Qeveria shqiptare më herët ka deklaruar se do t’i paguajë dy vite qera të gjitha familjeve të cilat preken nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe të Tiranës në segmentin “Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat