KE kundër Taulant Ballës

Shqipëria

KE kundër Taulant Ballës

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:50

Amendamenti i deputetit socialist, Taulant Balla për shfuqizimin e nenit 62 në ligjin e medies cilësohet si i papranueshëm nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës i ka dërguar Parlamentit mendimin e ekspertëve të Këshillit. Sipas këtyre të fundit, shfuqizimi i nenit 62 dëmton transparencën në çështjen e pronësisë mbi medien.

Sipas tyre, pavarësisht progresit të bërë vitet e fundit në raport me transparencën formale të pronësisë mediatike, disa shqetësime mbeten, sidomos ato që kanë të bëjnë me aksionet e fshehura dhe pronarët. Me fshirjen e nenit 62, ulet transparenca në pronësinë mediatike. Nisma bie në kundërshtim me përpjekjet e organizatave evropiane, përfshirë Këshilline Europës, për të rritur transparencën e pronësisë, e cila konsiderohet një parakusht thelbësor për pluralizmin e medias dhe demokracinë. Sipas ekspertëve, ky propozim dëmton edhe konkurrencën e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat