Tiranë, AKKP zbardh 5 mijë pronat e kthyera e emrat e pretenduesve

Shqipëria

Tiranë, AKKP zbardh 5 mijë pronat e kthyera e emrat e pretenduesve

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:30

Sot me publikimin e pjesës së gjashtë të listës me emrat e 700 pronarëve të cilëve u janë kthyer pronat e humbura nga shpronësimi pas vitit 1945. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zbardhur të gjitha vendimet e marra që nga viti 1993 duke krijuar një regjistër ku pasqyrohen në total më shumë se 43 mijë veprime me pasuritë e paluajtshme. Nga regjistri rezulton se në Tiranë janë marrë rreth 5 mijë vendime që u kanë njohur pronarëve të drejtën e kthimit të pronës.

Në tabelë specifikohen emrat e subjekteve të shpronësuar, emrat e personave të cilët akant aplikuar për pronat. Për secilin subjekt është pasqyruar edhe prona për të cilën i është njohur e drejta e kthimit nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave: duke nisur nga sipërfaqet truall apo tokë bujqësore, deri te shtëpitë apo dyqanet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat