Arrestohen autorët që vodhën shtëpinë e Arben Ristanit

Shqipëria

Arrestohen autorët që vodhën shtëpinë e Arben Ristanit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 09:37

Policia ka arrestuar autorët që vodhën vilen e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristanit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë, ku grabitësit vodhën shtëpinë e Ristanit tek Gjiri i Lalzit. Banesa e cila ndodhet brenda kompleksit "Lura", kontrollohet 24 orë nga roje private, shërbim që e paguajnë pronarët e vilave.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit, Arnold Karaj 18 vjeç dhe Donald Vatnikaj 19 vjeç. Mësohet se të dyshuarit për grabitjen janë shokë të nipit të pronarit të kompleksit të vilave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat