Analiza e votave, kryetarët në rrethe të PS e PD që rrezikojnë

Shqipëria

Analiza e votave, kryetarët në rrethe të PS e PD që rrezikojnë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:19

Kryetarët e degëve të PS-së në bashkitë dhe komunat që kanë marrë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, nuk do të kenë të drejtë të kandidojnë për zgjedhjet e reja brenda Partisë Socialiste. Ky kusht përjashtues është i cilësuar në listën e kritereve që Kreu i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Rucci, u ka shpërndarë degëve të partisë. Por kush janë degët në të cilat PS ka rënie?

“Shqiptarja.com” ka marrë në shqyrtim 3 qarqet më të mëdha: Tiranën, Durrësin dhe Fierin. Në tabelat shoqëruese është krahasuar përqindja e votave të marra nga PS për këshill në zgjedhjet e mëparshme vendore të vitit 2011. Ky rezultat është krahasuar me atë të zgjedhjeve të fundit të 21 qershorit, ndaj ajo që rezulton, është se shumica dërrmuese e kryetarëve aktualë, nuk do të mund të jenë më drejtues të partisë.

Tiranë
Në bashkinë e madhe të Tiranën sipas hartës së re, PS ka marrë 108,290 vota, ndërkohë që në vitin 2011, Tirana e vjetër së bashku me komunat të cilat aktualisht janë përfshirë brenda Tiranës, por para 4 vitesh kanë qenë të veçuara, ka marrë 116,896 vota. Pra, dukshëm, PS në Tiranë ka një rënie prej 8,606 votash.

i parë në ndarjen sipas komunave, ato që kanë pësuar rënie janë Tirana qytet, Kërraba, Ndroqi dhe Shëngjergji. Bashkia Kavajë pjesë e qarkut Tiranë, është e vetmja që ka shënuar rritje për strukturat e partisë në këtë qark. Ajo ka marrë 6,100 në vitin 2011, dhe 7.962 në vitin 2015. Rrogozhina, Kamza, Paskuqani dhe Vora kanë shënuar ulje të ndjeshme të votave krahasuar me zgjedhjet lokale të mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat