Dosjet e pronave, mblidhet Këshilli i Prokurorisë

Shqipëria

Dosjet e pronave, mblidhet Këshilli i Prokurorisë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:01

Këshilli i Prokurorisë zhvillon sot me dyer të mbyllura një mbledhje, për të diskutuar rreth njësisë së hetimit të pronave të falsifikuara.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla do të diskutohet edhe për ndryshimet, që do të ndodhin në të gjitha prokuroritë në vend.

Për herë të parë, pas rasteve të shumta të paditura nga qytetarët, Prokuroria e Përgjithshme mori vendimin për ngritjen e një Task-Force të posaçme hetimore.

Vendimi u mor më 23 korrik nga prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për verifikimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat