Përroi i Zagorës vend-depozitë ujrash të zeza, banorët: Rrezikohemi nga epidemitë

Shqipëria

Përroi i Zagorës vend-depozitë ujrash të zeza, banorët: Rrezikohemi nga epidemitë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:44

Në Përroin e Zagorës në lagjen Uznovë të Beratit, prej vitesh derdhen ujërat e zeza dhe mbeturina të ndryshme. Banorët të revoltuar thonë se u frikësohen epidemive për shkak të infeksioneve të ndryshme që mund t’u vijnë nga përroi, i cili në çdo orë të ditës, kutërbon erë.
Banorët e lagjes “Uznovë” në Berat, rrezikohen nga epidemitë pasi përroi i Zagorës prej vitesh është shndërruar në një vend ku derdhen ujrat e zeza, ndërkohë as plehrat nuk mungojnë.
Edhe pse lagjia “Uznovë”, është një ndër lagjet më të mëdha të qytetit, askush nuk është kujtuar për të zgjidhur problemin e ujrave të zeza që tashmë kalojnë përmes saj.
Banorët shprehen se era e keqe i shoqëron gjatë gjithë ditës, ndërsa i friksohen edhe përhapjes së ndonje epidemie e favorizuar nga temperaturat e larta.
Sipas banorëve premtimet e pushtetarëve nuk kanë munguar për zgjidhjen e kësaj situate, por, faktet flasin ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat