Historia e italianit që u dorëzoi shqiptarëve depot e ushtrisë së tij

Shqipëria

Historia e italianit që u dorëzoi shqiptarëve depot e ushtrisë së tij

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:57

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 95-vjetorit të Luftës epope të 1920-s, ku nderoi me titullin ““Nderi i Kombit”, Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” e Luftës së Vlorës 1920.

Në këtë ceremoni solemne, Nishani dekoroi gjithashtu me Titullin e lartë “Nderi i Kombit” (pas vdekjes), edhe Osman Haxhiun, Selam Musain, Zigur Lelon, Sali Muratin, Sado Koshenën, Kanan Mazen dhe Ahmet Cane (Lepenicën) me motivacionin: “Për veprimtari të shquar në luftërat për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, si dhe trimërinë e vetëmohimin në organizimin e luftës epope të Vlorës të vitit 1920”.

“Në 1920-n, Vlora dhe vlonjatet i janë mirënjohës pjesës tjetër të Shqipërisë për ndihmën që iu dha në këtë luftë. Lufta e Vlorës ka qenë e para luftë e suksesshme antikolonialiste në shekullin XX. Atyre që organizuan, drejtuan Luftën e Vlorës, si dhe gjithë atyre që e bënë atë me armë në dorë, ne u jemi dhe do t’u jemi mirënjohës përjetë”, tha Nishani.

Presidenti përmendi dhe rastin e një italiani që u dorëzojë shqiptarëve depot me armë të ushtrisë italiane.

“Dua të përmend edhe një hero i Luftës së Vlorës siç ishte Giovanni Valencia, një nënoficer i Ushtrisë italiane, i cili me bindjen dhe ndërgjegjen e tij jo vetëm si ushtarak, por edhe si njeri, duke parë padrejtësinë e madhe të pushtuesve, tek të cilët për fat të keq ai bënte pjesë në atë kohë kur erdhën në Shqipëri, vendosi t’u dorëzojë luftëtarëve shqiptarë të gjitha depot e armëve italiane në Panaja, duke kontribuar shumë në fitoren e luftës nga forcat shqiptare të asaj kohe. Giovanni Valencia nuk ishte tradhtar i shtetit të tij. Ai ishte një nga pionierët e një Italie të re, i asaj të sotme, e cila marrëdhëniet me vendet fqinje e më gjerë nuk do të kërkonte t’i vendoste me anë të kanonierave, por me anë të miqësisë e bashkëpunimit të sinqertë”, tha Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat