Basha me kryebashkiakët e djathtë: Procesi u manipulua

Shqipëria

Basha me kryebashkiakët e djathtë: Procesi u manipulua

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:32

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim kokë më kokë me 15 të zgjedhurit vendorë të së djathtës më 21 qershor. Nga selia e PD-së, Basha ka folur me tone të arshpra për zgjedhjet vendore, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj këtij procesi, të cilin e ka quajtur pa standarde dhe të manipuluar.

“Blerja e votave dhe angazhimi kriminal nuk e mposhti demokracinë. Rama nuk u tërhoq nga kandidimi i personave me rekorde kriminale. Pas territoriales u premtua ligji i dekriminalizimit, po ku është?”, tha Basha, i cili e quajti ftesën e Kryeministrit Rama për bashkëpunim një farsë me qëllime klienteliste.

Takimi i kreut demokrat vjen fill pas takimi të Kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e rinj. Megjithëse ishin ftuar 61 të zgjedhurit vendorë, vetëm të majtët ishin të pranishëm në takimin e sotëm, ndërsa nga opozita kishin shkuar vetëm i zgjedhuri i Përmetit dhe i Dropullit. Duke shprehur keqardhjen e tij për mungsën e të djathtëve, kreu i qeverisë theksoi se do t’i mbështesë bashkitë pa rezerva, duke mos i ndarë ato në të kuqe dhe blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat