Dëshpërimi i Strazimirit për “drejtimin e duhur” grek

Shqipëria

Dëshpërimi i Strazimirit për “drejtimin e duhur” grek

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 22:40

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka shprehur gjithë irritimin e tij për verdiktin demokratik të popullit grek në referendum.

“Duket se ne Greqi, dëshira dhe vizioni i komunistëve të bashkuar me fashistët plus vota e bixhozçinjve, dembelëve, hajdutëve, hileqarëve dhe injorantëve, kanë dalë më të forta se çdo argumentt i elitës së ekonomistëve, klerikëve dhe se dëshira e vizioni i atyre që kanë ndërtuar jetën me djersë…”, – shkruante Strazimiri në Fb.

“’Drejtimi i Duhur’ edhe për Greqinë… Qenka epidemi…!”, – e përfundonte komentin e tij politikani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat