Dule për zgjedhjet: Rrezik blerja e votës, rrezik blerja e ndërgjegjes

Shqipëria

Dule për zgjedhjet: Rrezik blerja e votës, rrezik blerja e ndërgjegjes

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:23

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, merr përgjegjësitë për humbjen e partisë së tij në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në një analizë të zhvilluara nga PBDNJ-ja mbi garën elektorale për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive, Dule ka pranuar rezultatin e dobët, por ka shtuar se blerja e votës përbën një rrezik demokracinë në vend.

“Pranoj përgjegjësinë time për humbjen. Por blerja e votës është rrezik për demokracinë. Rrezik është edhe fenomeni i blerjes së ndërgjegjes”, ka deklaruar ai në takimin e zhvilluar me këtë qëllim.

PBDNJ-ja pas mosarritjes së konsensusit me Partinë Socialiste vendosi të dalë e vetme në këto zgjedhje duke pasur propozimet e saj për kryetarë bashkie por rezultatet finale të 21 qershorit nuk kanë nxjerrë fitues nga kjo parti e cila mundi të siguronte 8.772 vota ose vetëm 0,56 për qind të numrit total të votuesve në gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat