Fevziu: Jemi të vrarë dhe të turpëruar, shteti të veprojë shpejt

Shqipëria

Fevziu: Jemi të vrarë dhe të turpëruar, shteti të veprojë shpejt

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 20:06

Lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik mbrëmjen e djeshme ka reaguar edhe gazetari Blendi Fevziu.

Ai thotë se shteti duhet të veprojë shpejt për gjetjen e vrasësve.

Fevziu shton se sot jemi vrarë të gjithë nga pak dhe jemi turpëruar.

“Ky cift te rinjsh ceke erdhen te vizitojne bukurine e alpeve shqiptare dhe te provojne mikpritjen tone. I vrane dhe i masakruan me gjase per ti grabitur. Dy jete qe besuan ne turizmin shqiptar nuk jane me. Ndersa vrasesi ose vrasesit ende levizin te lire. U prehshin ne paqe te rinjte qe e deshen Shqiperine e mos gjetshin qetesine kriminelet. Shteti duhet te veproje shpejt sepse sot jemi vrare te gjithe nga pak. Dhe jemi turperuar te gjithe shume”, shkruan Fevziu në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat