Vrasja e turistëve/ Julian Deda: Legjenda e Rozafës na tregon për besën tonë

Shqipëria

Vrasja e turistëve/ Julian Deda: Legjenda e Rozafës na tregon për besën tonë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:38

Vrasja e dy turistëve çekë ka tronditur gjithë opinion publik në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan aktori Julian Deda në një status në Facebook në lidhje me vrasjen e çiftit çek.

Statusi i Julian Dedës në Facebook.

Tre pikat skandaloze te ngjarjes se turpit.

1. Humbin jeten dy te rinj, pavaresisht kombesise, ne kulmin e moshes, ne kulmin e buzeqeshjes, atehere kur ata po dashuroheshin me shume se kurre. U prehshin ne paqe.

2. Shqiptari pret ne bese mikun, jo se nuk ka ndodhur dhe me perpara, por te pakten ti rrime korrekt atyre qe thote historia me fjale. Them me fjale, sepse me vepra eshte tjeter gje, duke ju kujtuar ketu edhe vete legjenden e ROZAFES, e cila simbolizon besen e shqiptarit, por ne fakt nga tre vellezer, dy tradhetojne…pra shumica nuk e mban fjalen.

3. Kthim i turizmin ne piken zero te promovimit. Mbasi ne Shqiperi harxhohen miliona lek per ta promovuar kete te shkrete turizem, pa pritur dukush e shkaterron kete “projekt” duke vrare njerez, te cilet po perpiqeshin ti tregonin miqve te tyre, nepermjet fotove ne Facebook, qe sa e bukur eshte Shqiperia. Por ata te dy nuk e dinin se ky vend kaq i bukur, eshte i denuar te kete shemtira ne gjirin e tij. E para here qe ndjehem “oh sa KEQ me qene shqiptar” Turp e faqja e zeze per ne…!”, shkruan Julian Deda në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat