Shkodër, nis projekti “FLOODIS” synon shmangia e përmbytjeve

Shqipëria

Shkodër, nis projekti “FLOODIS” synon shmangia e përmbytjeve

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:23

Për të shmangur fenomenin e përmbytjeve është prezantuar projekti “FLOODIS”, i cili do të implementohet për herë të parë në Shqipëri, në qarkun e Shkodrës. Ky projekt do të rekrutojë vëzhgues nga terreni në mënyrë që të merren masa sa më shpejt dhe të ndalohet përmbytja. Kështu është shprehur Shemsi Prençi, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile.

Ky projekt do të japë efekte pozitive si në veri ashtu edhe në jug mjafton që të kenë një Smartphon më vete. Sistemi "FLOODIS" synon të mbyllë një hendek të madh për ekipet e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe njësitë e reagimit ndaj emergjencave duke u ofruar atyre një platformë të centralizuar dhe gjithëpërfshirëse për grumbullimin, ruajtjen dhe zhvillimin e informacionit rreth rasteve emergjente nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe të dhënat e krijuara nga përdoruesi dhe analizat në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat