Bazhdari s’paraqitet në gjyqin ndaj Berishës, gjobitet 400 mijë lekë

Shqipëria

Bazhdari s’paraqitet në gjyqin ndaj Berishës, gjobitet 400 mijë lekë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:13

bazhdariKeti Bazhdari nuk është paraqitur në gjyqin ndaj Sali Berishës dhe për këtë pasojë gjykata e ka pushuar çështjen dhe e ka ngarkuar Bazhdarin me pagesën e shpenzimeve gjyqësore prej 400 mijë lekësh të vjetra, raporton Droni.al.

Bazhdari kishte ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend.

“Unë nuk dua të merrem me kandidatët por meqë po shet Bazhdarin, do ta them publikisht, pasuria e saj është në tytë të revoles edhe ndaj kujt? Kujt ia mori Keti pasurinë. Si na lindi Keti pasunare e madhe, e bija e një të përndjekurit. Me revole ndaj kujt. Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion. Kaq!”, akuzoi mëse dy muaj më parë Berisha në Kuvend.

Pas këtyre akuzave, Keti Bazhdari ngriti një padi në gjykatë.

“Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qëllim për të influencuar në mënyrë të paligjshme në elektoratin e Bashkisë Shkodër për zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015”, deklaronte Bazhdari, ish-kandidatja e ASHE për bashkinë Shkodër.

Ajo u shpreh gjithashtu se paratë që do të merrte si dëmshpërblim nga shpifjet e Sali Berishës, do t’i dhurojnte për një shkollë të komunitetit egjiptian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat