KQZ shqyrton sot kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kurbin

Shqipëria

KQZ shqyrton sot kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kurbin

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:41

KQZ do të shqyrtojë sot, kërkesën e PD për pavlefshërinë e zgjedhjeve të 21 qershorit në bashkinë e Kurbinit. PD kundërshton vendimin e KZAZ për miratimin e tabelës përmbledhëse me rezultatin për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kurbin dhe të Këshillit Bashkiak.

Demokratët kanë kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit në të gjitha qendrat e votimit të zonëz zgjedhore 15 në bashkinë e Kurbinit, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në këtë njësi.

Në mbledhjen e sotme të KQZ pritet të çertifikohet rezultati në bashkinë e Durrësit, Fierit dhe Kamzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat