Shkolla “Wilson” vishet me ngjyrat e flamurit të SHBA

Shqipëria

Shkolla “Wilson” vishet me ngjyrat e flamurit të SHBA

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 08:30

hkolla “Wilson” është veshur me ngjyrat e flamurit të SHBA, në kuadër të festimeve për ditën e pavarësisë.

Për Ambasadorin e SHBA-së,Donald Lu, karakteristikë e amerikanëve është ndjenja e unitetit, që më shumë se kurrë është prezente gjatë festimeve për ditën e Pavarësisë.

Donald Lu: Isha 21 vjeç, atë vit bashkia mbylli të gjitha autostradat dhe e gjithë popullisa doli të shihte fishekzjarret në ditën e pavarësisë. Ne vumë re që fishekzjarret që ishin të sinkronizuara me muzikë dhe ne hapëm radiot e mëdha që kishim me vete dhe sëbashku me miliona njerëz pamë fishekzjarret. Më kujtohet se ndjenja e komunitetit më pushtoi bashkë më turmën e jashtëzakonshme prej miliona njerëzish. Kjo është ajo që na përkufizon ne si amerikanë. Ndjenja e unitetit.

Mark Crawford, ftoi të tjerë biznesmenë të investojnë në Shqipëri, ndërsa theksoi së Dhoma Amerikane e Tregtisë tashmë ka mbi 200 anëtarë.

Mark Crawford: Mbi të gjitha ne jetojmë në Shqipëri dhe brenda Dhomës Amerikane të Tregtisë janë mbi 200 pjesëtarë. Ju ftoj të shihni për tu integruar dhe do të ftoja kompnanitë komerciale të bëheshin pjesë e punës tonë.

Miq të Ambasadës Amerikanë, shtetas amerikanë rezidentë në Shqipëri e të ftuar të veçantë ishin pjesë e festimeve në ambjentet e shkollës “Ëilson”, dedikuar 239 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat