Berisha: Kam menduar djegien e mandatit tim. “Popull ngrihu, vetëm një revolucion e shpëton vendin”

Shqipëria

Berisha: Kam menduar djegien e mandatit tim. “Popull ngrihu, vetëm një revolucion e shpëton vendin”

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 07:32

Zgjedhjet lokale që sapo u mbyllën janë në fokusin e diskutimeve në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, ish­kryeministri Sali Berisha tha se “kjo seancë është funerali i zgjedhjeve të lira. Ai tha se kishte menduar edhe djegin e mandatit të tij si protestë ndaj zgjedhjeve lokale “Po hymë në këtë seancë në funeralin e zgjedhjeve të votës së lirë. Si protestë për këto zgjedhje vendore mendova të djeg mandatin tim”, tha ish­kryeministri. Berisha tha se “një klikë i shkatërroi zgjedhjet lokale, me gjithë mekanizmat e shtetit. Shkatërruat çdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Për ish­kryeministrin “Edi Rama është kreu i meduzës shtetërore, i cili emëroi në Kavajë, Krujë dhjetëra kriminelë, i emëroi si kryetarë bashki, si anëtarë të këshillave bashkiakë”. Më pas Berisha kujtoi edhe deklarata e ambasadorëve dhe konkretisht atë të SHBA­së në lidhje me deklaratat për kandidatët e inkriminuar. “Ambasadorët dhe ambasadori i SHBA, morën dosjet dhe u shkuan tek kryetarët e partive. Si ka mundësi që kreu i meduzës nuk pyeti për ambasadorin e SHBA­së – tha Berisha, duke shtuar se – e liruat Frrokun për zgjedhje dhe tani është në Kubë. Vrasja e Komisarit do ju ndjekë gjithë jetën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat