Promovimi i vullnetarizimit, Klosi në Shkodër: Qendrat rezidenciale do kthehen në qendra komunitare

Shqipëria

Promovimi i vullnetarizimit, Klosi në Shkodër: Qendrat rezidenciale do kthehen në qendra komunitare

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:18

Promovimi i vullnetarizmit, ishte në fokus të takimit të organizuar në institucionin e shtëpisë së fëmijës 3- 6 vjeç në Shkoder, ku morën pjesë edhe ambasadori italian Massimo Gaiani dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.
Blendi Klosi: “Bashkë me Ambasadorin vizituam një shembull të gjallë, një eksperiencë shumë të mirë administrative sesi një qendër rezidenciale mund të kthehet në një qendër për komunitetin, ku nga shërbime fikse tashmë kryhehen shërbime për të gjithë ata njerëz që kanë nevojë për dorën e ngrohtë të shtetit, të komunitetit të biznesit të zonës dhe po ashtu shërbimit të ofruar në mënyrë spektakolare nga punonjësit social”.
Por sfidat më të mëdha nisin me marrjen e detyrës nga Kryebashkiakët e rinj, pasi atëherë merr jetë edhe reforma administrativo-territoriale.
Klosi thekson se problemet kanë qëndruar tek menaxhimi dhe transparenca e fondeve.
Blendi Klosi: “Tashmë pushteti vendor do të marrë shumë herë më tepër mundësi që të ndihmojë shtresat në nevojë. Fondet nuk mungojnë por ka pasur shumë probleme edhe me trasnparencën e këtyre fondeve. Dhe besoj që bashkëpunimi me pushtetin e ri lokal, i transformuar tashmë, do të jetë një nga prioritetet tona. Shembuj si ky i sotmi mund të funksionojnë në çfarëdo sistemi apo strukture lokale”.
Ambasadori Gaiani përgëzoi implementimin e projektit që kalon disa shërbime sociale rezidenciale në shërbime komunitare me bazë vullnetarizmin, nën moton “Sill ndryshim, përfshihu, ndihmo, bëhu vullnetar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat