LSI kërkon të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Vorë: Kishte votues fiktivë

Shqipëria

LSI kërkon të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Vorë: Kishte votues fiktivë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:23

Lëvizja Socialistë për Integrim ka kërkuar që zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës të shpallen të pavlefshme.
Për këtë, kjo forcë politike ka dorëzuar këtë të martë kërkesën për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve vendore në KQZ.
Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë e Vorës ka pasur lista fiktive të zgjedhësve dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote në Bashkinë Vorë është shtuar përmes kontratave të qerasë të dhëna në mënyrë fiktive ndaj ketyre qytetareve nga noteri Shaban Gjoka.
Në zgjehdjet e 21 qershorit, në bashkinë e Vorës fitoi kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili, që garonte përballë Luan Sallakut që përfaqësonte listat e LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat