Pandeli Majko po i frikësohet fitores së thellë të partisë së tij

Shqipëria

Pandeli Majko po i frikësohet fitores së thellë të partisë së tij

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:18

Partia Socialiste e Shqipërisë, pas fitores së thellë në zgjedhjet e fundit parlamentare, në lokalet që u zhvilluan ditë më parë mori rezultat edhe më të mirë, duke fituar 2/3 e bashkive në nivel vendi

Ish kryeministri socialist, Pandeli Majko, ka frikë nga kjo fitore e madhe, ngase thotë se është përgjegjësi e madhe të qeverisës thuajse gati me gjithë popullësinë e vendit.

Majko në një bisedë për mediat shqiptare, gjatë festës së 24 vjetorit të Partisë Socialiste, ka thënë se përgjegjësia e kësaj mazhorance është shumë e madhe, pasi sipas tij, të qeverisësh 2/3 e popullsisë, qoftë edhe matematikisht, është e frikshme.

Sa u takon problemeve brenda Partisë Socialiste, Majko nuk i fsheh që ka të tilla, por për të, këto janë normale, pasi PS-ja është një familje e madhe, dhe e kundërta do të ishte problem.

I pyetur për zgjedhje brenda partisë, Majko i shmanget përgjigjes me elegancë, duke thënë se oborri i teatrit është i papërshtatshëm për të folë për të tilla çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat