Kriza në Greqi, Shoqata e Bankave: Nuk preken depozituesit shqiptarë

Shqipëria

Kriza në Greqi, Shoqata e Bankave: Nuk preken depozituesit shqiptarë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:08

Pas krizës së borxhit në Greqi, ka reaguar dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, e cila në një njoftim ka deklaruar se depozituesit shqiptarë se nuk preken nga situata e fundit në vendin fqinj.

“Bankat në Shqipëri veprojnë si njësi të pavarura, – thuhet në një njoftim. – Bankat në Shqipëri nuk janë degë e një banke tjetër. Masat e marra nga qeveria greke nuk kanë efekt ligjor në Shqipëri. Nuk ka ndikim të në stabilitetin e bankave shqiptare. Sistemi bankar shqiptar është i pavarur nga sistemet e tjera të huaja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat