Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrarë në Lazarat luftoi dhe në Afganistan

Shqipëria

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrarë në Lazarat luftoi dhe në Afganistan

Më: 24 qershor 2015 Në ora: 11:49

Ibrahim Basha, efkektivi i RENEA-s i mbetur i vrarë me plumb në kokë mëgjesin e 24 qershorit 2015 në Lazarat kishte një vit që ishte inkuadruar në forcat e RENEA. Për 7 vjet ka qenë në shërbime të ndryshme jashtë Shqipërisë si ushtarak, duke u bërë dhe pjesë forcave ushtarake Eagle në Afganistan.

Si ndodhi vrasja

Vrasja ndodhi herët në mëngjesin e 24 qershorit 2015 kur policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë gjatë natës në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në Gjirokastër.

Gjatë operacionit, në momentin që Policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë aty pranë. Nga të shtënat mbeti i vrarë Ibrahim Basha dhe u plagosën Perlat Ahmtaj dhe Jetmir Isaraj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat