Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Shqipëria

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 11:17
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Nga pamjet duket se Bllako ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij.

Ai u dënua nga GJKKO me 4 vite burg për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, në dy raste. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg, në kuadër të dosjes së inceneratorëve.

Megjithatë, duke qenë se koha e kaluar në paraburgim, që prej 9 dhjetorit 2023, tejkalonte masën e dënimit të dhënë, gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe urdhëroi lirimin e tij.

Gjithashtu, ndaj Bllakos u vendos ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat