Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

Shqipëria

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 10:36
Ilir Meta

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.

Meta ka pretenduar në ankim se ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.

Sakaq, Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat