Pak ditë pasi u rikthye nga Itali, ku iu nënshtrua disa operacioneve në sy, Erion Vushkulli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.
I riu i cili mbeti i plagosur me plumb gome në sy gjatë një prej protestave në kryeqytet, do të pyetet në lidhje me ngjarjen.
Për këtë rast, prokuroria ka nisur hetimet.
Ndërsa kjo është hera e dyta gjatë kësaj jave që Vishkulli paraqitet në Prokurori, pasi ishte paraqitur edhe në datën 25.