Basha: Respekti i Ramës për gratë? Brunildën e çoi drejt vetëvrasjes!

Shqipëria

Basha: Respekti i Ramës për gratë? Brunildën e çoi drejt vetëvrasjes!

Më: 30 maj 2015 Në ora: 19:05

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarë dhe tregtarë të bashkisë së Durrësit. Taksat e larta, shtimi i bizneseve informale në prag të zgjedhjeve, rritja e çmimit të energjisë dhe rënia e fuqisë blerëse kanë qenë disa prej shqetësimeve të paraqitura nga tregtarët. Mungesa e ilaçeve nëpër spitale dhe pamundësia për t’i siguruar ishte një tjetër shqetësim që iu shpreh zotit Basha, në afërsi të spitalit të Durrësit.

Pasi u njoh me shqetësimin e një gruaje e cila e kishte të pamundur tu siguronte bukën fëmijëve të saj, zoti Basha tha se respekti për gratë nuk tregohet duke i mbledhur në mitingje elektorale por duke u mundësuar punë, që ato të mos vuajnë mungesën e bukës së fëmijëve.

“E dimë mirë ne se sa i do gratë Edi Rama, e dinë familjet e Brunilda Mekës që e çoi drejt vetëvrasjes kur e hoqi nga puna, e di familja e asaj zonjës tjetër që ra në korent sepse ia kishte shkyçur korrentin, megjithëse e kishte fëmijën me azmë. E dinë gratë kryefamiljare që rrisin jetimë, sepse burrat i hoqën nga puna dhe u mori edhe jetën me vetëflijim, nga Rrogozhina në Tale të Lezhës. I përdori gratë për të hequr rivalët e tij në parti dhe pastaj i detyroi gratë që të jepnin dorëheqjen që të fuste kriminelët në parlament. Ky është Edi Rama dhe respekti i tij për gratë”, – deklaroi lideri i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat