Duma premton pastrimin e Porto Romanos, impiant për përpunimin e mbetjeve

Shqipëria

Duma premton pastrimin e Porto Romanos, impiant për përpunimin e mbetjeve

Më: 30 maj 2015 Në ora: 13:08

Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ka parë nga afër vendodhjen e depozitimit të plehrave të qytetit në Porto Romano, e cila është kthyer në një burim ndotje alarmante për qytetin.

Për kandidaten e Partisë Demokratike, pastrimi i qytetit është emergjencë, ndërsa theksoi se do të ndërtohet një impiant modern i përpunimit dhe riciklimit të plehrave ç’ka do të mbrojë Durrësin nga ndotja e madhe.

Grida Duma: “Kjo zonë është emergjencë për tu pastruar dhe për të kthyer riciklimin e plehrave edhe në një aktivitet ekonomik, siç e ka gjithë bota. Në fakt plehrat kanë nevojë për një tjetër trajtim. Kanë nevojë për trajtim që në burim ku i hedh secili nga ne. Do ti ndajmë plehrat në 3 kategori dhe do fillojmë që nëpërmjet procesit të riciklimit të ndërtojmë një fabrikë të reciklimit të plehrave shumë herë më moderne e cila është edhe për të shpëtuar ambjentin por edhe për vende pune”.

Grida Duma theksoi se ndërtimi i impiantit të përpunimit dhe riciklimit të plehrave vec shpëtimit të zonës nga papastërtitë, do të hapë edhe shumë vende të reja pune, duke sjellë rivitalizim të ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat