Sarandë, fermerët në protestë për qeranë e tokës: I është dhënë privatit

Shqipëria

Sarandë, fermerët në protestë për qeranë e tokës: I është dhënë privatit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:22

Rreth 150 fermerë dhe banorë të fshatrave Gjashtë, Metoq, Shelegar e Çukë në Sarandë kanë zhvilluar një protestë kundër komunës dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Prej 23 vitesh këtë banorët kanë marrë me qera nga komuna Aliko rreth 123 hektarë tokë, për të cilën paguajnë 27 mijë lekë në vit për hektar.
Ndërkohë Komuna dhe Ministria e Bujqësisë pas një tenderi të zhvilluar ia kanë dhënë të drejtën e shfrytëzimit të tokës kompanisë “Butrinti Ferm”
Procedurat ende nuk janë mbyllur dhe pavarësisht kësaj përfaqësuesit e “Butrinti Farm” u kërkojnë banorëve të mos e shfrytëzojnë më tokën, ndonëse ata tashmë po presin të vjelin frytet e punës tyre.
Banorët e kundërshtojnë ashpër këtë gjë, teksa shtojnë së përfaqësuesit e “Butrinti Farm” u kërkojnë një qera vjetore prej 100 mijë lekësh për hektar.
Fermerët e Gjashtës, Çukës, Metoqit e Shelegarit, si çdo vit, edhe në këtë vit bujqësor e kanë mbjellë tokën dhe presin mbledhjen e prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat