Dako me të rinjtë në Sukth: Do ndërtojmë 15 shkolla të reja

Shqipëria

Dako me të rinjtë në Sukth: Do ndërtojmë 15 shkolla të reja

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:25

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi në një takim të rinj të Sukthit që votojnë për herë të parë se, gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërtohen 14 shkolla të reja, si dhe do të hapet një shkollë profesionale për bujqësinë. Dako siguroi se të gjithë shkollat e reja që do të ndërtohen do të kenë sipërfaqe të madhe si dhe terrene sportive.

“Do të ndërtojmë 14 shkolla të reja ku secila do të ketë sipërfaqe 5 mijë metra katror dhe një shkollë profesionale me drejtim bujqësinë, pasi për kohën që jetojmë sot është bërë i domosdoshëm aplikimi i teknologjive të reja edhe në fushën e bujqësisë. Ne duam që të rinjtë të fokusohen tek këto shkolla që do të pajisjen me teknologji inovative”, tha Dako.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se të gjitha godinat e komunave dhe bashkive që i bashkohen Durrësit do të kthehen në qendra multifunksionale sociale për pleqtë e vetmuar, për gratë e dhunuara, fëmijët dhe të rinjtë, pra për të gjithë njerëzit në nevojë pasi Bashkia e Durrësit do të jetë gjithmonë në mbështetje të fuqishme për të gjithë njerëzit në nevojë në çdo zonë të Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat