Arrestohet në gjendje të dehur kryetari i Komunës Blinisht, iu gjenden armë e thika

Shqipëria

Arrestohet në gjendje të dehur kryetari i Komunës Blinisht, iu gjenden armë e thika

Më: 29 maj 2015 Në ora: 10:07

Policia e Lezhës ka prangosur kryetarin e Komunës Blinisht, Jak Zhuba.

Ky i fundit po e ngiste makinën në gjendje të dehur.

Ai po drejtonte një mjet tip BMW, kur ka dalë nga rruga.

Mjeti i tij u gjet i braktisur në aksin Lezhë- Blinisht.

Kryekomunari u arrestua pranë fshatit Piraj.

Pas testit të alkoolit, ai rezultoi i dehur.

Ndërkohë policia bën të ditur se në banesë i ka gjetur edhe një armë shotgun dhe tre thika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat