Balla:Je dëshpëruar për pallatin te liqeni, Berisha: Do ndërtonte Rama

Shqipëria

Balla:Je dëshpëruar për pallatin te liqeni, Berisha: Do ndërtonte Rama

Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:23

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e parlamentit i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se shkak i mërzitjes dhe revoltimit të tij është mosarritja e marjes së lejes për ndërtimin e pallatit tek diga e liqenit.

Balla ka thënë se as Basha si kryetarë bashkie nuk bën dot gjë për dhënin e lejes për ndërtim duke theksuar më tej se është i lumtur që ka nisur procesi i hetimit për abuzimet me barnat.
“Sot Tirana ka marrë një lajm shumë të mirë nga Gjykata e Apelit, e cila ka pezulluar një kompels ndërtimi në Digën e Liqenit, që do ti merrte frymës Tiranën. Ankimi është nga IKMT­-ja dhe subjekti ndërtues është fener 2, ku ky zotëria ka zyrat me qera dhe i biri është ortak, dhe (ky zotërua është i nxehur) se s’merr dot komplekset. Arsyeja se përse është i nxehur është se i është bllokuar ndërtimi dhe nuk more dot leje për ndërtimin e pallatit tek diga e liqenit. Është i dëshpëruar se Luli si kryetar bashkie nuk bën dot gjë për ti dhenë lejet e ndërtimit. Jamë shumë i lumtur që prokuroria ka filluar procesin e hetimit dhe që do të vihen para përgjegjësisë që nga drejtoresha e ISKSH që është e afërmja e këtij që sopo foli (i drejtohet Berishës)
Ta kemi thënë që në fillim Sali se kur do të fillojnë dhimbet, s’do dish ku të shkosh. Se do e përdorësh këtë seli për të nxjerr jashtëqitjet e tua. Sa për përdhunime një njeri është i përdhunuar në këtë sallë dhe ai je ti zotëri që do të përdhunohesh edhe më 21 qershorë nga votat e qytetarëve”, - tha Balla.

Berisha: Sipërfaqen pë ndërtime tek liqeni e ka sjellë Edi Rama
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Berisha në lidhje me ndërtimet tek liqeni, i cili tha se projektet për ndërtime tek liqeni kanë ardhur nga Edi Rama që në kohën kur Berisha ishte kryeministër.

“Sipërfaqen tek liqeni e ka sjellë Edi Rama kur unë isha kryeministër. Edi Rama e kaloi në 47 katëshe dhe e akuzoi miku i tij që kryesonte parlamentin për 20% rryshfet me katet. Edi Rama është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga ndërtuesit se i kërkon 20%. Tani ka një proces gjyqësor. Atëherë nëse Edi Rama ka sjellë një kompani të tijën. Të dalë publikisht. Ti je një shpifarak, që nxjerr vilat në fotografi vetëm për të mbuluar sarajet e Surrelit, për të mbuluar vjedhjet që bën jot motër me tender. Prandaj shkon ti me 5 mijë euro biletat në Barcelonë. Për të mbuluar lidhjet që ke me Fatos Gjurat dhe kompani. Për sa i përket Shkëlzenit edhe njëherë të them këtu, ke marrë disa ndëshkime në gjyqe, je shpallur si një shpifës nga gjykatat. Ti nuk nxihesh se nuk ke fytyrë. Ato që ke thënë
do i marrësh siç i ke thënë. Nuk ka pasur kurrë lidhje me kompaninë, s’ka pasur kurrë biznes me të", tha Berisha.

Balla: Se si mund të jesh kaq gënjeshtar ti unë nuk e di. Zyrën tënde qindra mijëra euro e ke në pallatin Gener 2, e pra kompleksi që do të ndërtohej tek liqeni është i kësaj kompanie. Nuk ka shqiptar që nuk e di se ti dhe yt bir jeni ortakë. Nuk duhet të hysh në muhabete familjare. Një gjë po të them: I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat