Kosova me banorët e njësisë 2: Votoni personin tek i cili besoni

Shqipëria

Kosova me banorët e njësisë 2: Votoni personin tek i cili besoni

Më: 28 maj 2015 Në ora: 12:04

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është takuar me banorë të njësisë 2 në Tiranë, në zonën pranë Qytetit Studenti. Kosova ka ndarë me banorët disa prej prioriteteve të tij, duke theksuar se qytetarët duhet të vlerësojnë personin tek i cili besojnë.

Halim Kosova: Për veten time sondazhin më të mirë kam sytë e atyre që më rrethojnë. Nesë syte e atyre që më rrethojnë flasin kështu sic flisni ju nuk ka sondazh që e zbeh % dhe sigurinë e fitores së 21 qershorit.

Qytetarët votojnë qeverinë dhe kryebashkiakun për të zgjedhur problemet e tyre, nuk e votojnë për të krijuar më shumë probleme. Kur vjen momenti i votës ta hedhë aty ku beson.

Kosova tha se do të stimulojë biznesin e madh në Tiranë, duke i ulur taksat e pronës, në mënyrë që të shtohen vendet e punës.

Halim Kosova: Një ndër bizneset e mëdhaja në Tiranë paguan 70 mijë euro taksë në vit për pronënë dhe nëse Bashkia e Tiranës i ofron këtij biznesi 30% zbritje vetëm të kësaj taksë, dmth 30% e 70 mijë eurove do të jetë mundësi për këtë firmë që ta përdori për vende punë. Kjo do të jetë kontrata që do të bëjë bashkia e Tiranës me biznesin e madh.

Kandidati për kryebashkiak, kishte dhe një mesazh për rëndësinë e votës me 21 qershor.

Halim Kosova: Unë dëgjoj që kanë filluarpër tu shitur dhe për tu blerë, më sjellin informacione. Unë i them nuk dua tja di, e dinë vetë se cfarë bëjnë njerëzit. Por nëse ne, ose hallexhiu do mendojë të gjejë një zgjidhje për një ditë pavaraësisht se është i mbyllur nga hallet kjo nuk është zgjidhja që vendi kërkon në vazhdimësi. të mblidhemi bashkë, gjykoheni vetë ku keni besim dhe të mendojë cfarë do bëjmë për 4 vjet dhe jo për një javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat