Nishani:Me rëndësi shkëmbimi i ideve për reformimin e drejtësisë

Shqipëria

Nishani:Me rëndësi shkëmbimi i ideve për reformimin e drejtësisë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 10:41

Përfaqësues nga 14 shtete, pjesë e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave për Gjyqësorin janë mbledhur të enjten në Tiranë për të diskutuar rreth shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave në fushën e gyqësorit.

I pranishëm në takim, Presidenti i Repubikës Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë ne shkembimin e pervojave dhe ideve në fushën e reformimit të sistemit gjyqësor. Ai theksoi se reforma në drejtësi është sfida me të cilën përballet vendi yne në kuadër të reformave integruese në BE.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave për Gjyqësorin, mbledh përfaqësues të organizatave gjyqësore administrative nga vendet e SEECP si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Italia Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia, Hungari (Hungaria është pjesëmarrëse në këtë organizëm me dy institucione të saj).

Ky bashkëpunim ndërkombëtar i përfaqësuesve të autorizuar të Autoriteteve Rregullatorë Gjyqësore të rajonit të Ballkanit ka filluar në vitin 2006.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat