Bono thesari- Shiten me ankand 13,3 miliardë lekë

Shqipëria

Bono thesari- Shiten me ankand 13,3 miliardë lekë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:17

Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit me maturim 3 dhe 12 mujor në shumën e 13.3 miliardë lekëve.

Sipas rezultateve të ankandit, për bonot 12 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 11 miliardë lekë, ndërsa kërkesa ishte më e lartë, në mbi 13 miliardë lekë. Yield-I mesatar i ponderuar zbriti në 3.39%, nga 3.46% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Edhe për bonot 3 mujore, shuma e kërkuar ishte më e lartë se ajo e kërkuar, përkatësisht 2.3 dhe 4.8 miliardë lekë. Yield-I zbriti në 3%, nga 3.9% në ankandin e mëparshëm.

Referuar të dhënave, intersi i bonove në këtë ankand shënoi rënie kundrejt ankandit të mëparshëm duke reflektuar politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, e cila ka ulur normën e interesit, në nivel e minimumit historik prej 2%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat