Tahiri: Ka shqiptarë që duan të kthehen por ngecen në luftën e IS

Shqipëria

Tahiri: Ka shqiptarë që duan të kthehen por ngecen në luftën e IS

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:46

Në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se Shqipëria ia ka dalë të frenojë eksportin e luftëtarëve të huaj nga Shqipëria drejt Sirisë dhe Irakut.

Jo vetëm kaq, “Shqipëria ka mundësi të frenojë këtë fenohem që mund të kthehet në rrezik për vendin tonë” nënvizoi më tej Tahiri.

Sot që flasim jemi në shifrat zero të dërgimit të luftëtarëve të huaj drejt Sirisë. Ndërkohë ka shqiptarë që duan të kthehen por ngecen në luftën që nuk shkëputesh dot” tha Tahiri duke përmendur rastin e shqiptarit Ervin Hasanaj i cili është shqiptari i fundit i vrarë në Siri.

Ambasadori i SHBA-së tha se duhet të trajtohen pakënaqësitë ekonomike që shfrytrëzohen nga ekstremistët dhe të ndalohet korrupsioni endemik.

“Puna e Shqipërisë për një strategji kombëtare dhe plan veprimi duhet të jetë frymëzimi për vendet e tjera në rajon” nënvizoi ambasadori Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat