Doshi rishfaqet përkrah socialistëve: S’më përjashtojnë dot nga politika!

Shqipëria

Doshi rishfaqet përkrah socialistëve: S’më përjashtojnë dot nga politika!

Më: 24 maj 2015 Në ora: 20:05

Deputeti Tom Doshi mësohet se ka zhvilluar një takim elektoral gjatë ditës së sotme në Bushat të Shkodrës, në mbështetje të kandidatit të PS për Vaun e Dejës Gjok Lleshi.

Lajmi bëhet i ditur nga Balkanweb dhe News 24.

Doshi i kërkoi të pranishmëve në takim mbështetje për Gjok Lleshin dhe u shpreh se ky e fundit është kandidatura e duhur për Vaun e Dejës.

Doshi tha gjithashtu se se akush nuk mund ta përjashtojë dot nga politika.

Kjo është hera e parë që Doshi del në publik duke përkrahur PS, që kur ai u përjashtua nga kjo parti, pas akuzave të tij se Ilir Meta kishte tentuar ta vriste, duke porositur një vrasës me pagesë.

Pas këtyre akuzave, Prokuroria e mori në pyetje Doshin dhe e kallzoi atë për akuzë të rremë.

Aktualisht Doshi po gjykohet në gjendje të lirë.

Pas mungesë së tij të gjatë në skenën politike, si pasojë e telasheve me drejtësinë, para pak kohësh u hamendësua se Doshi kishte pësuar një aksident automobilistik, por qe vetë ky i fundit që e mohoi një gjë të tillë përmes një njoftimin në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat