UKT i kundërpergjigjet akuzave të qeverisë

Shqipëria

UKT i kundërpergjigjet akuzave të qeverisë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:38

Shoqëria ujësjellës kanalizimeve Tiranë kundërshton kandidatin e majtë Erion Veliaj se matësat e ujit janë ndrruar mbi 7 herë.
Ata i përgjigjen edhe kryeministrit Rama se aksionin që ai paralajmëroi, e kanë rutinë të punës së tyre.
Pas energjisë renditet uji në listën e prioriteteve të kryeministrit Rama.
"Kemi trashëguar borxhe nga sistemi i ujësjellësave. Sistemi i ujësjellësave administrohet nga banda. Bandat që administrojnë ujësjellësat s’duan t’ia dinë për politika lokale”
Me këtë deklaratë kryeministri Rama ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit vendor dhe vetë ujësjellës kanalizimeve. Është ky i fundit që sqaron shefin e qeverisë.
Aksioni që paralajmëroi kryeministri është punë rutinë për këtë instucion.
Shifrat tregojnë se gjatë viteve 2013-2014 ukt ka dërguar në gjykatë mbi dy mijë abonentë cështja e të cilëve i ka kaluar përmbarimit për vjelje të debisë me masa shtrënguese.
Gjatë vitit 2014 janë prerë 6187 lidhje të paligjshme kurse gjatë 4 muajve të parë të vitit 2015 janë 4167 lidhje të paligjshme.
Në vitin 2014 21.4 përqind e arkëtimeve të UKT janë nga debitë e prapambetura.
kurse gjatë 4 muajve të parë të këtij viti 36.2 përqin e arkëtimeve të UKT janë nga debitë e prapambetura.
Në vlerë financiare në vitin 2014 janë 7 milionë dollarë debi e vjelë.
Kurse gjatë 4 muajve të vitit 2015 janë mbi 4 mln dollarë të arkëtuara nga debia.
Paralajmërimet e kryeministrit po i vazhdon kandidati i mazhorancës për bashkinë e tiranës erion veliaj. Ky i fundit më shumë është fokusuar te matësat e ujit.
Sipas UKT kandiati Erion Veliaj i ka bërë gabim llogaritë.
Gjatë vitit të kaluar UKT ka ndryshuar për shkak të defekteve të ndryshme 21 mijë matësa nga 27 mijë që është mesatarja e matësave që duhen ndryshuar.
Këtë e vërtetojnë edhe konsumatorët e ujit.
Prandaj UKT i kërkon kryeministri të mos i tejkalojë kompetencat që i jep ligji ndërsa kandidati i mazhorancës të informohet përpara se të bëjë deklarata përpara votuesëve të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat