Shkëlzen Berisha: Shpifjet e Erjonit? Do ta çoj në Prokurori

Shqipëria

Shkëlzen Berisha: Shpifjet e Erjonit? Do ta çoj në Prokurori

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:43

Djali i ish-­kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të maxhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, Shkëlzen Berisha shkruan se “Fiku i vyshkur i Ramës kërkon të largojë me çdo kush vëmendjen nga kundërshtari i tij”, duke e cilësuar këtë si shprehje të kompleksit të tij përballë kandidatit të PD-­së, Halim Kosova.

Djali i ish­-kryeministrit shkruan se hedhja e baltës mbi Saliun dhe Shkëlzenin nuk është “drejtimi i duhur” dhe se votat fitohen duke mbajtur premtimet dhe duke ndarë pushtetin politik me ata që mbështetën PS-­në që atëherë kur Veliaj bashkëpunonte me PD-­në.

Në përfundim Shkëlzeni deklaron se do ta çojë Veliajn në gjyq për shpifje.

"Nje kandar per Fikun e Rames

I vetedijshem per humbjen qe afron dhe elektoratin qe po e braktis Fiku i vyshkur i Rames kerkon te largoje me cdo kusht, vemendjen nga kundershtari i tij, mjeku i njohur dhe kreytari i ardhshem i Bashkise Dr. Halim Kosova - Faqja Zyrtare duke shpresuar se do te terheqe ne gare njerez qe nuk jane fare kandidate.

Ne kushtet kur i vetmi profesion qe ka, eshte literalisht ai i zogut te kryetarit, kompleksi perballe nje profesionisti e menaxheri te arrire si Halim Kosova qe ka nje jete ne sherbim te komunitetit, eshte mese i kuptueshem.

Por garen e ka me te dhe jo me mua.

Nese do t'u fitoje zemrat socialisteve qe i kane kthyer krahet dhe e shohin si mish te huaj, hedhja e baltes mbi Saliun dhe Shkelzenin nuk eshte "drejtimi i duhur". Tashme nuk eshte me ne opozite, por ne pushtet dhe sic e kane thene dhe vete, balta nuk eshte as pune, as buke, as sherbim, as rruge, as zhvillim, as pension (normal, jo ai i mamase) e madje as drejtesi. Votat fitohen duke mbajur premtimet. Fitohen duke larguar fiqte dhe parazitet e Mjaft-it nga postet e pamerituara dhe duke ndare pushtetin POLITIK, me ata socialiste qe kane mbeshtetur PS-ne, qe atehere kur Fiku i Rames bashkepunonte me PD-ne per rrezimin e tyre nga pushteti.

Sot pushteti i Fikut te Rames nuk mbeshtet as te aftit e as socialistet e 8 viteve opozite. Ai eshte torta ku jane ulur vetem, hajdutet e LSI, ish mjaftistet, burrat e grave dhe grate e burrave te kryetarit dhe te gjithe ata qe kane pasur leke per te blere postet drejtuese, qe me pas t'i perdorin ato per te vjedhur.

Per sa me lart nuk e shoh te udhes t'u pergjigjem shpifjeve ketu, ( as e kam te nevojshme, sepse sa here qe flet aq me shume njerez largon), por njelloj sic vepron kryetari i tij, do i jap mundesine civile dhe ligjore, qe genjeshtrat dhe balten e hedhur t'i provoje ne gjykate. Jam i sigurte qe parate e grumbulluara nga shitja e prekja e fiqve, do t'i mjaftojne per te perballuar shpenzimet e gjyqit dhe vendimet e tij", shkruan Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat