Kërcënohet me SMS ministri Tahiri

Shqipëria

Kërcënohet me SMS ministri Tahiri

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:31

Kërcënohet për jetën me anë të një mesazhi ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Në mesazhin kërcënues të mbërritur në telefonin celular të ministrit Tahiri shkruhej: "Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”.

Pas këtij mesazhi pati kontrolle nga agjentët e Policisë së Tiranës në bizneset dhe vilat e familjes Gjuta ditën e djeshme.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Brendshme, të cilat konfirmojnë se në momentin që Tahirit i është dërguar mesazh kërcënues në telefonin celular ka qenë së bashku me 3 agjentë italianë të antiterrorit, duke biseduar për shtetasin e shpallur në kërkim, Baftjar Bruka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat