Shehu: Dule nuk mund të lozë djathtas, është lojtar sallaks

Shqipëria

Shehu: Dule nuk mund të lozë djathtas, është lojtar sallaks

Më: 22 maj 2015 Në ora: 11:56

Pas tensioneve të djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, vjen një reagim nga kampi i djathtë.

Tritan Shehu i PD thotë se parlamenti po funksionon si merkato futbolli.

“E mirekuptoj Z. Vangjel Dule ne doreheqjen e tij si N.Kryetar i Parlamentit.

Motivi i ketij vendimi, nje motiv politik qe transmeton nje shqetesim real e te madh per Kuvendin tone.

Me kete xhest te argumentuar ai jo vetem rivendos ne plan te pare problemin, por sic duket edhe shkeputet nga kjo maxhorance.

Ka plotesisht te drejte.

Fatkeqesisht ne Parlamentin tone po funksionon me e gjere se kurdohere dinamika e “Calcio Mercato-s”.

Ose me sakte ajo e Deputeto Mercatos!

Tjetersimi 180 gradesh nga deputetet apo partickat i votes se elektoratit, nje fenomen ky larg parimeve te nje Parlamenti demokratik e te moralshem.

Shkelje flagrante e “Betimit” solemn.

Nje zhvillim ky, nga duhen nxjerrre konkluzione solide.

MOS SPEKULLOHET: KETU NUK KEMI TE BEJME ME CESHTJE FETARE, POR ME BOSHLLEQE NE KONSISTENCEN POLITIKE E MORALE,” shkruan ai në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat