Basha merr në mbrojtje Mziun

Shqipëria

Basha merr në mbrojtje Mziun

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:01

Lulzim Basha mbron kandidatin për Bashkinë e Kamzës, i cili u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Lulzim Basha i ka dalë sërish në mbrojtje kandidatit demokrat për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziut. Gjatë prezantimit të tij ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës tha se Mziu, jo që nuk ka abuzuar asnjëherë me tendera, por do ta fitojë i sigurt bashkinë e Kamzës.

"Akuzon Xhelal Mziun edhe pse s'ka harxhuar asnjë qindarkë të vetme në tendera që s'janë kryer kurrë, por vetë kryeministri akuzohet se ka marrë në punë kryearkitektin dhe i ka thënë kur do e fitojë tenderin, i njëjti kryearkitekt që e përdor për projekte madhore për shtëpinë e t ij në Surrel", tha Basha.

Basha shprehu bindjen se, sot të djathtët dhe të majtë janë bashkuar me PD-në, për "ta kthyer 21 qershorin në festën e demokracisë dhe në triumfin e votës së lirë".

Basha ka sulmuar edhe aksionet e INKUK nga Kamza dhe në të gjithë Shqipërinë, për shembjen e ndërtesve të paligjshme.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu u dënua nga Gjykata e Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike edhe në zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit.

Trupi gjykues dha vendimin për akuzat për "shpërdorim detyre" dhe "shkelje të barazisë në tendera" ndaj kryebashkiakut të Kamzës dhe pas shqyrtimit të provave, Mziu u shpall fajtor. Ai u dënua me dy vite heqje lirie dhe dy vite heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat