PD: Beqja kërkon të mbulojë krizën në shëndetësi me gënjeshtra publike

Shqipëria

PD: Beqja kërkon të mbulojë krizën në shëndetësi me gënjeshtra publike

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:21

Partia Demokratike vazhon akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Sipa deputetes Albana Vokshi, Beqaj po i shton krizës së shëndetësisë edhe gënjeshtra e mashtrime, duke e thelluar më tej agoninë e sektorit më jetik për qytetarët shqiptarë. “Një nga shenjat, provat e rënda të krizës që ka shkaktuar kjo qeveri me shëndetësinë është largimi i kompanisë Glaxo Smith Kline Export Limited, Kline 1 Actaves. Sot po i tregojmë publikut deklaratën e kompanisë Glaxo, drejtuar Ministrisë së Mirëqenies sociale ku dëshmohet mbyllja e zyrës dhe pushimi kolektiv i punonjësve të saj nga puna.

Motivi është i shkruar bardhë mbi të zezë; Kriza e tregut, kriza ekonomike në tregun lokal. Tashmë është e qartë dhe e kuptueshme se situata e rrezikshme e monopoleve dhe interesave klienteliste në tregun farmaceutik, e orientuar nga Rama – Beqja po shkaktojnë ikjen e kompanive më serioze në botë, që furnizojnë tregun me ilaçe cilësore dhe efikase për pacientët. Kryeministri pretendoi se çmimet e ilaçeve janë ulur me 30%. Por e vërteta është që Beqja-Rama kërkon ta fshehë, pas manipulimit me fjalë, dhe kjo është e rrezikshme.

Çmimi me 30 përqind të listës së barnave, është rritur në fakt deri në 150 përqind. Por jo vetëm kaq, largimi i kompanive më serioze në botë, është sinjal për rënien e sigurisë shëndetësore në vend, për sigurinë e medikamenteve. Kompanitë serioze farmaceutike si Glaxodhe Aktavis, nuk mund të operojnë në kushtet e një qeverisjeje klienteliste, që i jep hapësirë vetëm firmave të veta. Zoti kryeministër, ministër i shëndetësisë . Nga dita në ditë shëndetësia falas po kthehet në një mall luksi për shqiptarët, ilaçet e kompensuara dhe të ulëta në çmim janë vetëm mashtrim dhe manipulim, ashtu sikurse edhe check-up, që rezultoi krejtësisht fiktiv. Kjo është dita më e keqe për shëndetësinë shqiptare, falë Edi Ramës dhe Ilir Beqës”, tha Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat