Veliaj në Njësinë nr.1: Tirana ka nevojë që t’i shërbejmë me kohë të plotë

Shqipëria

Veliaj në Njësinë nr.1: Tirana ka nevojë që t’i shërbejmë me kohë të plotë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 23:32

Ka qenë Njësia nr.1, ndalesa e rradhës e turit të dëgjesave që kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon me banorë të kryeqytetit për të marrë mendimet e sugjerimet e tyre, si një mundësi për t’u njohur nga afër edhe me shqetësimet e komunitetit.

Banorët e zonës ngritën disa problematika që lidhen kryesisht me infrastrukturën rrugore, mungesën e hapësirave publike, pastrimin e lagjeve etj. Që në krye të herës, Veliaj përmendi nevojën për një pushtet vendor që t’iu shërbejë qytetarëve e jo një pushtet vendor që mobilizohet për fushata e luftëra për pushtet.

“Ju duhet një pushtet vendor që mirëmban rrugët, që i pastron ato, që ju jep shërbime fuksionale, ngrohje për çerdhet e kopshtet, që mundëson parqe e hapësira. Kemi mundësinë që me votën tonë t’a kthejmë bashkinë në shërbim të qytetarëve. Tirana nuk pastrohet sepse këta janë të gjithë nëpër mitingje. Qyteti nuk mund të ketë pastrues me kohë të pjesshme. Sa të jem unë kryetar bashkie, rrogën kot nuk ka për ta marrë asnjë njeri”, tha Veliaj. Edhe në bashkëbisedimin me banorët e njësisë nr.1, Veliaj ftoi kundërshtarin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës, për një debat publik për të shpalosur platformat e tyre për kryeqytetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat