Rama: Na duhet shumë punë për të mbyllur “plagën” në mjekësi

Shqipëria

Rama: Na duhet shumë punë për të mbyllur “plagën” në mjekësi

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:45

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se qeveria ka “ende shumë punë për të mbyllur ‘plagën’ në sektorin e mjekësisë”.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Biomjekësore, kreu i qeverisë theksoi: “Ka nisur një operacion në fushën e mjekësisë shumë i vështirë, por që do të ketë sukses”.

“Më parë mungonin ilaçet, pasi shteti u kishte borxhe furnitorëve. Shteti u kishte 40 milionë dollarë borxhe furnitorëve të ilaçeve, ndërsa sot i kemi ulur mesatarisht me 30% çmimet e medikamenteve”, shtoi Rama./TCH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat