Jepet me koncesion 35 vjet port jahtesh në Shëngjin

Shqipëria

Jepet me koncesion 35 vjet port jahtesh në Shëngjin

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:58

Ministria e Transportit ka shpallur garë për dhënien me koncesion/partneritet publik privat e ndërtimit, shfrytëzimit dhe transferimit (BOT) të një porti jahtesh në Portin e Shëngjinit, në formën e propozimit të pakërkuar.

Kohëzgjatja e kontratës, sipas dokumentave të Ministrisë, tashmë të publikuara në Buletinin e Prokurimit Publik, do të jetë për 35 vjet.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave është brenda dhe jo më vonë se data 12 qershor 2015, ora 15:00. Ofertat do të hapen më 12 qershor, ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat