Vlora me plazh të ri këtë sezon veror

Shqipëria

Vlora me plazh të ri këtë sezon veror

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:41

​Lungo Mare në Vlorë po merr pamjen e saj të vërtetë. Në bregun ranor të vjetër dhe në disa hapësira të tjera, ka nisur puna për sistemimin e rërës së hedhur, që do të shërbejë për zgjerimin dhe përmirësimin e plazhit, me një sipërfaqe prej 120 mijë metrash katrorë.

Projekti parashikon zgjerimin edhe me 60 metra të zonës së plazhit. Deri tani është arritur që të depozitohet rreth 70% e gjithë sasisë së rërës, që do të përdoret për të mbushur plazhin e Vlorës.
Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Vlorën dhe i pari i rëndësishëm në Shqipëri për mbushjen e plazheve. Këto janë punime që ndjekin edhe ecurinë e detit dhe dallgëve. Janë projekte shumë delikate. Tani është fazae projektit për të mbledhur sasinë e rërës dhe në ditët në vijim, pranë periudhës së plazhit do të bëhet shtrimi përfundimtar.

Kohëzgjatja e projektit është 8 muaj, ndërkohë që paralel me shtrimin do të bëhet edhe hedhja e sasisë tjetër të rërës së nevojshme, e cila është testuar për të siguruar cilësinë e duhur të plazheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat